![Takohen udhëheqësit e Hezbollahut, Xhihadit Islamik dhe Hamasit, zbulohen bisedat](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/10/jjjjj-2-672x400.jpg)
Kreu i organizatës ushtarake të Hezbollahut të Libanit, Hassan Nasrallah u takua me kreun e Xhihadit Islamik Palestinez Xhihad al-Nakala dhe nënkryetarin e Hamasit Saleh al-Aruri, sipas mediave libaneze.
Televizioni Al-Manar në pronësi të Hezbollahut raportoi se Hassan Nasrallah dhe dy liderët e tjerë vlerësuan hapat e radhës të asaj që i referohen si rezistencë. Ata diskutuan strategjinë që do ndjekin për të udhëhequr Gazën drejt fitores.
Xhihadi Islamik Palestinez është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza pas Hamasit. Nga ana tjetër, sulmet e zjarrit në kufirin Izrael-Liban po përshkallëzohen.
Dhuna u përshkallëzua më tej në kufirin Izrael- Liban të martën, duke bërë që shumë libanezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite duket se kishte vendosur të zgjeronte bombardimet e saj me artileri.