Takimi i Washingtonit në 4 shtator, Vuçiç: Në SHBA, jo për të njohur Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi i Washingtonit në 4 shtator, Vuçiç: Në SHBA, jo për të njohur Kosovën

Takimi Kosovë-Serbi i planifikuar të zhvillohej më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë është shtyrë për 2 ditë.

Burime për Zërin e Amerikës nuk kanë dhënë hollësi për arsyet e shtyrjes së takimit.

Zyra e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien ka deklaruar më herët se Shtetet e Bashkuara i presin me padurim diskutimet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

Nga ana tjetër president i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar para gazetarëve se takimi i planifikuar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, mund të shtyhet. Ai tha para gazetarëve se për datën e takimit nuk është vendosur ende, por theksoi se kurdo që të ndodhë – nuk ka shanse të nënshkruhet asnjë marrëveshje në asnjë rrethanë për njohjen e Kosovës.

Advertisement

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Unë do të doja që në axhendën e diskutimit të flasim vetëm për çështjet ekonomike, nuk e di nëse do të paraqiten tema tjera, pasi për dialogun politik dhe çështjen e statusit është përgjegjës Bashkimi Evropian, por nuk e përjashtojmë mundësinë e ndonjë befasie”

Vuçiç u shpreh gjithashtu se i ndjek me vëmendje mediat në Prishtinë lidhur me çështjen e dialogut dhe mbështetjen e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

The post Takimi i Washingtonit në 4 shtator, Vuçiç: Në SHBA, jo për të njohur Kosovën appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy