Një ditë pas takimit të presidentit amerikan Joe biden dhe homologut rus, Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë zbardhur qëndrimet e dy udhëheqësve, në kushtet kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë tensionuar për shkak të zhvillimeve më të fundit që lidhen me Ukrainën.

 

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare deklaroi se Biden zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me Putin, teksa e paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim për t’u siguruar që Rusia nuk do të sulmojë Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse duket se presidenti Putin nuk e ka marrë ende një vendim të qartë Uashingtoni është i përgatitur për të gjithë skenarët dhe nëse do të nevojitet do të përgjigjet me masa të fuqishme.

 

Ndërkohë  Kremlini njoftoi se gjatë diskutimeve Putin i kërkoi homologut te tij një garanci ligjore dhe të domosdoshme që NATO të mos zgjerohet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vladimir Putin gjithashtu vuri në dukje edhe shqetësimin e tij, pasi aleanca veriantlantike po forcon potencialin e saj ushtarak pranë kufijve të Rusisë dhe po bën përpjekje të rrezikshme për të siguruar kontrollin mbi territorin e Ukrainës.

 

Dy presidentët ranë dakord se  në të ardhme do të ketë bisedime të tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por deklaratat e dy palëve dallojnë plotësisht për sa i përket përmbajtjes dhe kontekstit. Kremlini sugjeron se bisedimet e reja do të përqendrohen në ato që Moska i quan garanci të sigurisë së vendit, ndërsa Uashingtoni e vendos marrëveshjen në kontekstin e shqetësimeve të Perëndimit për kërcënimin rus ndaj Ukrainës.