Tajlanda i thotë ‘po’ martesës së të njëjtit seks

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tajlanda i thotë ‘po’ martesës së të njëjtit seks

Senati i Tajlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese një projekt-ligj që legalizon  martesat e të njëjtit seks, duke u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që miraton një ligj të tillë.

Sipas Associated Press, Tajlanda është vendi i tretë në të gjithë Azinë që legalizon martesat e të njëjtit seks, së bashku me Tajvanin dhe Nepalin.

Projektligji për barazinë martesore, i cili u jep të drejta të plota ligjore, financiare dhe mjekësore partnerëve të çdo gjinie, kaloi Dhomën e Përfaqësuesve pak përpara përfundimit të seancës së mëparshme parlamentare në prill, me miratimin e 400 nga 415 anëtarët.

Megjithatë, nga sot, e martë, 18 qershor, projektligji është finalizuar, pasi 130 nga 152 anëtarët e pranishëm votuan pro, 4 votuan kundër dhe 18 abstenuan.

Advertisement

Projektligji tani ka nevojë për miratimin proforma të mbretit Maha Vajiralongkorn, i ndjekur nga botimi në Gazetën e Qeverisë, i cili do të caktojë një datë brenda 120 ditëve kur do të hyjë në fuqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy