
Milani ka lënë pas atë humbje të “hidhur” nga Sassuolo në fundjavë dhe është rikthyer te triumfi me një fitore të pastër 3-0 kundër Genoa-s në transfertë. Supergoli i Ibrahimoviç nga goditja e dënimit dhe dy golat e brazilianit Messias i dhanë 3 pikë skuadrës së Piolit, për ta mbajtur “Djallin” në vendin e dytë të klasifikimit.
Ndërkohë Napoli është ndalur në barazim 2-2 në minutat e fundit nga Sassuolo duke e bërë edhe më interesante garën për titull. Dy golave të Fabian Ruiz dhe Mertens i janë përgjigjur Scamacca dhe Ferrari. Tashmë napoletanët ndodhen vetëm 1 pikë sipër Milanit dhe 2 më shumë se Interi, i cili më herët bëri detyrën ndaj Spezia-s në shtëpi duke fituar 2-0. Ndërsa Roma pësoi disfatë nga Bologna e cila e mposhti me rezultatin minimal 1-0.
Sfidat u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.