Sunak pritet nga Emanuel Macron, kryeministri britanik kërkon ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sunak pritet nga Emanuel Macron, kryeministri britanik kërkon ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Paris, ku është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

 

Dy udhëheqësit u takuan në pallatin Elyzes. Ky është samiti i parë anglo-francez, pas pesë vitesh.

 

Advertisement

Tema kryesore ishte kalimi i paligjshëm i emigrantëve, përmes kanalit “La Mansh”. Britania kërkon nga Franca që të angazhohet më shumë në përpjekjet e përbashkëta, për të ndaluar refugjatët, të rishikojë rritjen e patrullave të policisë në plazhet franceze, nga ku nisen shume varka të vogla.

 

Takimi vjen disa ditë pasi Sunak prezantoi projektligjin e ri, i cili parashikon se kushdo që hyn ilegalisht në vend, jo vetëm që do të largohet nga Britania brenda 28 ditëve, por gjithashtu nuk do t’i lejohet të rikthehet sërish, e as të kërkojë nënshtetësinë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy