Sunak nuk tërhiqet nga dërgimi i emigrantëve në Ruanda; kryeministri britanik bën gati ndryshimet ligjore pas vendimit të Gjykatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sunak nuk tërhiqet nga dërgimi i emigrantëve në Ruanda; kryeministri britanik bën gati ndryshimet ligjore pas vendimit të Gjykatës

Kryeministri Britanik Rishi Sunak duket se nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon planit të tij për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda, edhe pas vendimit të gjykatës së lartë britanike e cila u shpreh kundër një nisme të tillë.

 

Pas shpalljes së vendimit të mërkurën, Sunak lajmëroi se i ka gati ndryshimet ligjore për migracionin dhe marrëveshjen e re me Ruandën e cila do të jetë në përputhje me kërkesat e gjykatës.

 

Advertisement

“Kjo do të siguronte një garanci ligjore që ata që zhvendosen nga mbretëria e bashkuar në Ruanda, të mos largohen prej aty dhe do të sjellim pas çdo njeri për të cilin gjykata vendos kështu. Ne do ta finalizojmë marrëveshjen sipas kornizave që gjykata kërkon dhe do ta ratifikojmë atë pa vonesa.”

 

Kryeministri britanik, lëshoi një paralajmërim të fortë edhe ndaj gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Strasburg, e cila gjithashtu është shprehur kundër marrëveshjes për dërgimin e refugjatëve në Ruanda.

 

Advertisement

“Unë nuk do të lejoj një gjykatë të huaj të bllokojë fluturimet për në Ruanda. Nëse gjykata e Strasburgut zgjedh të ndërhyjë kundër vendimit të parlamentit, unë jam i përgatitur të bëj çfarë është e nevojshme që t’i nis ata avionë”

 

Çështja e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë kryesisht me gomone përmes kanalit të La Manshit është një nga problemet kryesore me të cilat  po përballet prej vitesh qeveria e Britanisë së Madhe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy