Sunak kritikon kryeministrin izraelit: Jemi të shqetësuar për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sunak kritikon kryeministrin izraelit: Jemi të shqetësuar për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak zhvilloi një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku shprehu shqetësimin e thellë për jetët e humbura të civilëve në Gaza.

Po ashtu, mediat shkruajnë se Sunak shprehu gjithashtu shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për pasojat e rrezikshme të një operacioni ushtarak izraelit në Rafah dhe shkatërrimin që do i sillte ndihmave humanitare për civilët atje.

Sunak përsëriti se prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë negocimi i një pauze humanitare për të lejuar lirimin e sigurt të pengjeve dhe për të lehtësuar shumë më shumë ndihma që shkojnë në Gaza, duke siguruar një armëpushim të qëndrueshëm afatgjatë.

Për më tepër, Sunak theksoi nevojën që Izraeli të respektojë Ligjin Ndërkombëtar Humanitar dhe të mbrojë infrastrukturën civile si spitalet dhe strehimoret./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy