Sunak: Ka përfunduar epoka e artë e marrëdhënieve Britani – Kinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar.

 

 

Në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, Sunak ka thënë se marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Kinën në dekadën e fundit përbëjnë naivitet.

Advertisement

 

 

Sipas tij, është koha që Mbretëria e Bashkuar të zëvendësojë shpresën me “pragmatizëm” për t’iu qasur konkurrencës.

 

Advertisement

 

Megjithatë, Sunak ka paralajmëruar kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se ndikimi global kinez nuk mund të injorohet.

 

 

Advertisement

Ai është përballur me presion për të ashpërsuar qasjen ndaj Kinës, prej kur ka ardhur në pushtet muajin e kaluar.

 

 

Fjalimi i tij është mbajtur teksa në Kinë është protestuar kundër ligjeve strikte për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.

Advertisement

 

 

Të martën ka raportime se autoritetet mund të kenë shtypur tërësisht protestat, për shkak të prezencës së madhe të zyrtarëve policorë nëpër qytete.

 

Advertisement

 

Kina zbaton politikën e zero rasteve me koronavirus, që parasheh karantina të gjata dhe testime të shpeshta.

 

 

Advertisement

Ajo është ndër vendet e fundit në botë që praktikon masa të tilla për menaxhim të këtij virusi.

 

 

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Advertisement

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

 

Advertisement

 

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

 

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy