Zyrtarët afganë thanë se një automjet që transportonte punonjës afganë të ambasadës italiane në Kabul, është sulmuar me bombë.
Zyrtarët e policisë i thanë Radios Evropa e Lirë se shoferi i automjetit është plagosur në sulm.
Një burim në Komandën e Policisë së Kabulit tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë magnetike, e vendosur në automjet.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ambasada italiane, në anën tjetër, nuk e ka komentuar ende incidentin.
Në muajin dhjetor, Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se disa punonjës të stafit të saj diplomatik në Kabul janë plagosur, kur makina e tyre është goditur nga një shpërthim./ REL