Një minibus me personel mjekësor në Kabul është shënjestruar nga një bombë mëngjesin e kësaj të mërkure, duke vrarë një person.
Një zyrtar i policisë në Kabul tha se të plagosur mbetën tre mjekë, të cilët u dërguan në spital.
Advertisement
Autobusi po transportonte mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë nga Kabul drejt provincës veriore Panjsher, kur u sulmua.
Asnjë person nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së mërkurës, derisa policia ka thënë se është duke hetuar rastin.
Advertisement
Ky sulm vjen në kohën kur trupat amerikane kanë nisur të largohen edhe zyrtarisht nga ky shtet.