Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, bëri thirrje që Izraeli të respektojë ligjet ndërkombëtare të luftës. Apeli i saj erdhi gjatë një pronocimi për mediat, disa orë pas fjalës së saj në samitin e klimës COP28. Retorika e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë u përkthye si “krisje” e suportit pa kushte të SHBA ndaj Izraelit. Sipas Harris, Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por kjo duke pasur në vëmëndje sigurinë e civilëve.

 

Ne të gjithë duam që ky konflikt të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të garantojmë sigurinë e Izraelit dhe të garantojmë sigurinë për popullin palestinez. Ne duhet të përshpejtojmë përpjekjet për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por këto deklarata nuk kanë mjaftuar për evitimin e viktimave në mesin e civilëve të Gazës. Vetëm pak momente më parë, sulmet izraelite sulmuan kampin e refugjatëve në Gazën veriore, duke lënë të vdekur dhjetëra civilë.