Pentagoni tha në një deklaratë për shtyp se një numër trupash amerikane janë vrarë nga shpërthimet në dhe pranë aeroportit të Kabulit.

Ka patur të paktën dy shpërthime pranë aeroportit të Kabulit të enjten mes një përpjekjeje madhore dhe kaotike të evakuimit nga Afganistani, tha Pentagoni, me civilë dhe anëtarë të forcave ushtarake amerikane në mesin e viktimave të asaj që u përshkrua si një “sulm kompleks”.

Një burim i njohur me informacionet që merr Kongresi amerikan tha se zyrtarët amerikanë besojnë fuqishëm se dega afgane e Shtetit Islamik, e njohur si Shteti Islamik Khorasan (ISIS-K), ishte përgjegjës për shpërthimet. ISIS-K kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe talebanët.

Një zyrtar talebanë tha se të paktën 13 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe shumë roje talebanë u plagosën. Një zyrtar amerikan, duke cituar informacionet paraprake, i tha agjencisë Reuters se deri në 5 anëtarë të personelit ushtarakë amerikanë mund të jenë plagosur, përfshirë të paktën një seriozisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët amerikanë thanë se ishin të shqetësuar se mund të ndodhnin sulme të tjera në aeroport pas dy shpërthimeve të enjten.

Një spital kirurgjik i drejtuar nga një organizatë bamirëse italiane tha se po trajtonte më shumë se 60 të plagosur. Sulmet ndodhin pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kërkuan afganëve të largoheshin nga zona për shkak të një kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se një shpërthim ndodhi pranë Hyrjes Abbey të aeroportit dhe tjetri afër Hotelit Baron aty pranë. Dy zyrtarë amerikanë thanë se të paktën një nga sulmet duket se ishte shpërthim vetëvrasëse.

“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi në Hyrjen Abbey ishte rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile,” tha zoti Kirby në Twitter. “Ne gjithashtu mund të konfirmojmë të paktën një shpërthim tjetër në ose pranë Hotelit Baron, në një distancë të shkurtër nga Hyrja Abbey në aeroport.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasada amerikane në Kabul tha se kishte ndodhur “një shpërthim i madh” dhe se kishte pasur njoftime për të shtëna me armë.

Një burim i cili ishte në kontakt me një dëshmitar përmes mesazheve me tekst e citoi atë dëshmitar të ketë thënë se ka pasur dy sulme të ndara por të njëkohshme, një nga një vetvrasës pranë autobusëve të rreshtuar jashtë Hyrjes Abbey, ku shpërthimi u pasua nga zjarri i armëve.

Shpërthimi i dytë ndodhi në Hotelin Baron aty pranë. Burimi, duke folur në kushte anonimiteti, citoi dëshmitarin të ketë thënë se mes viktimave ka edhe fëmijë.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Joe Biden është informuar lidhur me shpërthimet. Sipas një burimi të njohur me çështjen Presidenti Biden ishte në një takim me zyrtarët e sigurisë në lidhje me situatën në Afganistan, ku Shtetet e Bashkuara janë në hapat e fundit për t’i dhënë fund luftës së saj 20-vjeçare, kur shpërthimi u raportua për herë të parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara kanë qenë në garë për të kryer evakuimin ajror para se ushtria e saj të tërhiqet plotësisht nga vendi më 31 gusht.

Në një paralajmërim të lëshuar të mërkurën, Ambasada amerikane në Kabul kishte këshilluar qytetarët që të shmangnin udhëtimet në aeroport dhe tha se ata që tashmë janë në hyrje duhet të largohen menjëherë, duke cituar “kërcënime të paspecifikuara të sigurisë”.

Një diplomat perëndimor në Kabul tha se zonat jashtë portave të aeroportit ishin “tepër të mbushura me njerëz” pavarësisht paralajmërimeve.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë bërë një nga evakuimet më të mëdha ajrore në histori, duke nxjerrë rreth 95,700 njerëz, përfshirë 13,400 të mërkurën, tha të enjten Shtëpia e Bardhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shpërthimet ndodhin ndërsa vendet perëndimore po përpiqen të evakuojnë njerëzit pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jen Stoltenberg i dënoi dy shpërthimet në aeroportin e Kabulit si një “sulm të tmerrshëm terrorist” që kishte në shënjestër afganët e dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi dhe përpjekjet e aleancës për t’i evakuuar ata nga Afganistani.

Jens Stoltenberg tha në Twitter pas shpërthimeve të enjten: “Unë dënoj me forcë sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";