Sulmi në Mariupol/ Zyrtarët ukrainas: 17 të plagosur në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi në Mariupol/ Zyrtarët ukrainas: 17 të plagosur në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit

Zyrtarët ukrainas thanë se 17 persona janë plagosur në sulmin ajror rus në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol, në jug të Ukrainës.

 

Shefi i administratës ushtarake ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se numri i fëmijëve të plagosur “është zero, falë Zotit dhe shpresojë që ky numër të mos ndryshojë”.

 

Advertisement

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi i 9 marsit ishte një “mizori”, duke ripërsëritur thirrjet që Shtetet e Bashkuara dhe NATO të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën.

 

“Mbyllni qiellin tani. Ndaloni vrasjet. Ju e keni fuqinë, por duket se jeni duke e humbur humanitetin”, ka thënë ai.

 

Advertisement

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se sulmet ajrore kanë shkaktuar “shkatërrim kolosal” të maternitetit dhe spitalit të fëmijëve.

 

Kryeministri britanik, Boris Johson, është zotuar se Qeveria e tij do ta mbajë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin “për krimet e tij të tmerrshme”.

Sulmi në Mariupol vjen në ditën e 14-të qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy