Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit me raketa në Kharkiv mëngjesin e sotëm, i cili i mori jetën të paktën 9 personave, duke përfshirë dhe 3 fëmijë.

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv”, tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë drejtuar popullit ukrainas.

“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”, shtoi presidenti.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA) dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";