Ekipi i fushatës së Donald Trump po rrit sigurinë e armatosur në objektet e tij, duke i kërkuar stafit në Uashington dhe West Palm Beach që të qëndrojnë larg zyrave të tyre sot pasi ish-presidenti u qëllua dhe u plagos lehtë, në një fjalim të fushatës, siç raportohet nga Politico.
Zyrtarëve të fushatës u kërkohet që të mos komentojnë publikisht për të shtënat në Butler, Pensilvani.
“Ne ju bëjmë thirrje që të njihni polarizimin politik në këtë sezon të nxehtë zgjedhor”, kërkoi ekipi i tij.
Ekipi i fushatës theksoi se Trump, i cili pësoi një dëmtim të veshit, po ndihet mirë dhe në ” humor të mirë”.
ABC News raportoi veçmas këtë mëngjes se planet e sigurisë për Konventën Kombëtare Republikane që fillon nesër në Milwaukee do të shqyrtohen në vazhdën e sulmit ndaj Trump. /vizionplus.tv