Sulmi ndaj Kapitolit: Sëmuret gjykatësi, shtyhet dhënia e dënimin për ish-udhëheqësin e grupit të ekstremit të djathtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi ndaj Kapitolit: Sëmuret gjykatësi, shtyhet dhënia e dënimin për ish-udhëheqësin e grupit të ekstremit të djathtë

Vendimi për dhënien e masës së dënimit për ish-udhëheqësin e grupit ‘Proud Boys’, Enrique Tarrio është shtyrë deri më 5 shtator, për shkak se gjykatësi ishte i sëmurë.

 

Ish-udhëheqësit të grupit ‘Proud Boys’, Djemve Krenarë, Enrique Tarrio pritej t’i njoftohej të mërkurën masa e dënimit lidhur me akuzat për një komplot të dështuar për të mbajtur në pushtet ish-Presidentin Donald Trump, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.

 

Advertisement

Dënimi i tij i jep fund një prej proceseve penale më të rëndësishme që lidhen me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021që ndodhi ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e demokratit Joe Biden.

 

Prokurorët kanë kërkuar dënimin e Tarrio-s me 33 vjet burg edhe pse ai ishte arrestuar dhe urdhëruar të largohej nga Uashingtoni, në kohën kur anëtarët e grupit ‘Proud Boys’, iu bashkuan mijëra mbështetësve të zotit Trump në Kapitol. Por prokurorët thonë se Tarrio organizoi dhe udhëhoqi sulmin e grupit nga larg, duke frymëzuar ndjekësit me karizmën dhe prirjen e tij për propagandë.

 

Advertisement

Enrique Tarrio ishte i pandehuri kryesor i një prej çështjeve më të rëndësishme që Departamenti i Drejtësisë ndoqi penalisht lidhur me sulmin në Kapitol. Ai dhe tre persona të tjerë u dënuan në maj për akuza, mes tyre, konspiracion për rebelim – një vepër e rrallë, e sjellë nga epoka e Luftës Civile, për të cilën Departamenti i Drejtësisë akuzoi anëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë, që luajtën një rol kyç në sulmin e 6 janarit.

 

Duke përdorur platformën e tij të fuqishme, Tarrio ka treguar vazhdimisht dhe publikisht se nuk është penduar që ndihmoi lidhur me atë që ndodhi më 6 janar”, shkruhej në një dosje gjyqësore.

 

Advertisement

Së fundmi Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe zotin Trump për komplot për të përmbysur sistemin demokratik amerikan, duke akuzuar ish-presidentin për komplot në ditët para sulmit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që e shpallnin atë humbës.

 

Zoti Trump, i cili është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale 2024, këmbëngul se nuk ka shkelur ligjin. Gjyqi ndaj tij mbi këtë çështje është caktuar më 4 mars.

 

Advertisement

Dënimi me 33 vjet burg që prokurorët kanë rekomanduar për 39 vjeçarin Enrique Tarrion, nga Miami, është gati dy herë më i gjatë se dënimi më i ashpër që është dhënë deri tani, si pjesë e procedime në masë, penale, që ka ndërmarrë Departamenti i Drejtësisë lidhur me 6 janarin.

 

Themeluesi i grupit ‘Oath Keepers’, Mbajtësit e Betimit, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burg për komplot për rebelim dhe akuza të tjera.

 

Advertisement

Gjatë kësaj jave gjykatësi Timothy Kelly që pritet të caktojë dhe masat e dënimit për tre anëtarë të tjerë të grupit ‘Proud Boys’, të cilët u dënuan nga një juri në muajin maj.

 

Entique Tarrio, Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl u dënuan për komplot për rebelim kryengritje. Një anëtar i pestë i grupit ‘Proud Boys’, Dominic Pezzola, u lirua nga akuza për komplot për rebelim, por u dënua për akuza të tjera të rënda.

 

Advertisement

Prokurorët kanë rekomanduar dënimin me 33 vjet burg për Biggs, 30 vjet për Rehl-in, 27 vjet për Nordean-in dhe 20 vjet për Pezzola-n.

 

Më shumë se 1,100 persona janë akuzuar për krime federale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit. Më shumë se 600 prej tyre janë dënuar dhe mbi gjysma, kanë marrë masa ndëshkimore me burgim./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy