Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e së martës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Së paku tre njerëz mbetën të vrarë dhe mbi 30 u plagosën, tha policia e këtij vendi.

Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë pranë Parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.

“Kërcënimet me bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë, Fred Enanga.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shteti Islamik tha përmes një deklarate në kanalin e tij në Telegram, se anëtarët e tij qëndrojnë pas shpërthimeve. Zyrtarët e Ugandës i fajësuan Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup ky rebel që ka shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik në vitin 2019.

ADF-ja fillimisht është formuar në Ugandë, por tani e ka qendrën në Republikën Demokratike të Kongos./R.E.L