Njësia speciale e policisë SEK ka arrestuar një të dyshuar të mundshëm për sulmin e mbrëmshëm me thikë në Solingen, i cili rezultoi me vdekjen e tre personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Sipas gazetës BILD, SEK arrestoi një burrë në orët e hershme të mëngjesit në banesën e prindërve të tij, pas një informacioni nga një dëshmitar që e njohu të dyshuarin nga një krim i mëparshëm. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky është me të vërtetë autori i sulmit të djeshëm.

Në një postim në platformën X, kancelari Olaf Scholz tha se kishte kontaktuar me kryetarin e bashkisë së qytetit, Tim Kurtzbach, dhe tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga sulmi.

“Ne jemi të pikëlluar për viktimat dhe ngushëllojmë të afërmit. I uroj të plagosurve një shërim të shpejtë. Autori duhet të kapet shpejt dhe të dënohet me masën e plotë të ligjit”, tha kancelari. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";