Autoritetet ruse thonë se tre dronë ukrainas sulmuan Moskën në orët e para të së dielës, duke plagosur një person dhe duke shkaktuar një mbyllje të përkohshme për trafikun e një prej katër aeroporteve përreth kryeqytetit rus.

 

Kjo ishte përpjekja e katërt e tillë për një goditje në rajonin e kryeqytetit këtë muaj dhe e treta këtë javë, duke nxitur shqetësimet rreth cënueshmërisë së Moskës ndaj sulmeve ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë zvarritet në muajin e saj të 18-të.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria ruse e mbrojtjes iu referua incidentit si “një tentativë sulmi terrorist nga regjimi i Kievit” dhe tha se tre dronë kishin në shënjestër qytetin. Njëri u rrëzua në rajonin përreth Moskës nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dy të tjerë u bllokuan.

 

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se sulmi dëmtoi pjesën e jashtme të dy ndërtesave në rrethin e qytetit të Moskës. Një roje sigurie u plagos, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar zyrtarë të emergjencës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për rreth një orë, sipas Tass, nuk pati asnjë fluturim dhe hapësira ajrore mbi Moskë dhe rajonet periferike u mbyll përkohësisht për çdo avion. Këto kufizime  janë hequr. Autoritetet e Moskës kanë mbyllur gjithashtu një rrugë për trafik pranë vendit të aksidentit në zonën e qytetit të Moskës.

 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se të premten rrëzoi një dron ukrainas jashtë Moskës. Dy dronë të tjerë goditën kryeqytetin rus të hënën, njëri prej të cilëve ra në qendër të qytetit pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes përgjatë lumit Moskë rreth 3 kilometra nga Kremlini. Droni tjetër goditi një ndërtesë në jug të Moskës, duke shkatërruar disa kate të sipërme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një sulm tjetër më 4 korrik, ushtria ruse tha se katër drone u rrëzuan nga mbrojtja ajrore në periferi të Moskës dhe një i pestë u bllokua nga mjetet e luftës elektronike dhe u rrëzua me forcë.