Sulmi me 93 viktima në Gaza, Izraeli pretendon se ka vrarë 19 terroristë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi me 93 viktima në Gaza, Izraeli pretendon se ka vrarë 19 terroristë

Ushtria izraelite tha këtë mbrëmje se kishte neutralizuar “të paktën 19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik” në sulmin e saj ajror vdekjeprurës në një shkollë në Gaza që shkaktoi zemërim ndërkombëtar.

“Pas një hetimi të inteligjencës, ne mund të konfirmojmë se të paktën 19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë vrarë”, tha ushtria në një deklaratë, duke publikuar emrat dhe fotot e luftëtarëve të vdekur.

“Terroristët po vepronin me qëllimin për të kryer sulme kundër ushtarëve izraelitë nga brenda kompleksit”, thuhej në deklaratë.

Ushtria izraelite deklaroi gjithashtu se bastisja u krye “me përdorimin e tre municioneve precize” dhe se “zona ku ndodheshin terroristët nuk pësoi dëme të konsiderueshme”.

Sipas Mbrojtjes Civile të enklavës Palestineze, 93 palestinezë u vranë gjatë sulmit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy