
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur ditën e sotme dënoi sulmin raketor rus që goditi një memorial të Holokaustit në Kiev.
“Një sulm i tillë raketor tregon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është krejtësisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë. Për historinë tonë, por ata kanë një urdhër për të fshirë historinë tonë”, tha Zelenksy.
Memoriali Babyn Yar përkujton masakrën e më shumë se 33,000 hebrenjve nga trupat naziste në Kiev gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Advertisement