Një sulm i madh kibernetik goditi portalet kryesore qeveritare ukrainase , në një kohë kur marrë dhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë të tensionuara.
Bashkimi Evropian i ka premtuar ndihmë Ukrainës. Pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes evropiane në Brest të Francës, kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell, bëri të ditur se Brukseli është gati të mobilizojë “të gjitha burimet e tij për të ndihmuar Kievin”.
“Jemi në një moment vendimtar. BE është sigurisht i gatshëm t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo agresioni”, ishin fjalët e Përfaqësuesve të Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së.
Kievi, pretendon se ka të dhëna të forta që provojnë se Moska ka gisht në këtë ngjarje. Zyrtarët e NATO-s dhe rusë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje diplomatike për situatën në kufi gjatë bisedimeve. Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka të ngjarë të gjejë një pretekst përpara pushtimit ushtarak të Ukrainës.