Një shofer minibusi ka përplasur për vdekje katër anëtarë të një familjeje muslimane, të cilët po ecnin në trotuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ontario të Kanadasë.
Autori i krimit ishte një 20-vjeçar.
Advertisement
Një zyrtar policië tha se besohet që në këtë sulm, viktimat ishin të shënjestruar, për shkak të besimit të tyre, duke e cilësuar sulmin një veprim të qëllimshëm.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me ta nëse kanë informacion në lidhje me sulmin.
Advertisement
“Ne kemi prova se ai veproi me paramendim dhe i planifikuar, i motivuar nga urrejtja”, tha Paul Waight, një hetues policie.