Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen të premten për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.

Ky takim vie pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë të re masive sanksionesh ndaj Rusisë të enjten mbrëma që shënjestron sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit.Paketa përfshin ndalimin e eksportit të teknologjisë dhe kufizon qasjen e Moskës në tregjet financiare të Bashkimit Evropian.

“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE-ja,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në orët e para të së premtes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Von der Leyen tha se masat përfshijnë sanksione “që synojnë 70 për qind të tregut bankar rus dhe kompanitë kryesore shtetërore”, si dhe sektorin energjetik të Rusisë.

BE-ja gjithashtu ndaloi shitjen e avionëve për linjat ajrore ruse dhe kufizuan qasjen e Rusisë në “teknologjinë thelbësore.”

“Më në fund: vizat,” shkroi von der Leyen në Twitter pas gjashtë orësh konsultimesh në të cilat ishte përfshirë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Diplomatët dhe grupet e lidhura me të dhe njerëzit e biznesit nuk do të kenë më qasje të privilegjuar në Bashkimin Evropian”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëheqësit e BE-së u takuan pasi Rusia nisi një sulm me shumë fronte kundër Ukrainës të enjten, të cilën Ukraina e ka përshkruar si një “pushtim në shkallë të plotë” duke përdorur forcat tokësore, detare dhe ajrore./REL