Sulmet ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë kanë bërë që të kërkohet evakuimi i detyrueshëm i banorëve nga i gjithë qarku i Glushkovit.

Guvernatori i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, u bëri thirrje ditën e sotme banorëve të qarkut ta kuptojnë gjendjen dhe t’i ndjekin të gjitha udhëzimet e agjencive të sigurisë dhe të autoriteteve vendore.

Një ditë më parë, autoritetet në Ukrainë shprehën shqetësim për situatën humanitare në rajonin e Kurskut dhe njoftuan gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar rusët e zhvendosur, përfshirë ata të cilët duan të shpërngulen në Ukrainë.

“Ukraina vepron në përputhje me të gjitha normat e ligjit humanitar ndërkombëtar. Ne do t’u ofrojmë mbrojtje të nevojshme dhe mbështetje humanitare civilëve të rajonit të Kurskut”, shkroi Ministria ukrainase.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se i kanë nën kontroll 74 vendbanime dhe një sipërfaqe prej 1.000 kilometra katrorësh të territorit rus.