Sulmet ruse/ Presidenti ukrainas qetëson qytetarët: Mos u frikësoni! Do t’i mposhtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet ruse/ Presidenti ukrainas qetëson qytetarët: Mos u frikësoni! Do t’i mposhtim

Pas bombardimeve ruse në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen, ndërsa u zotua për fitore.

Në një videomesazh të postuar në Facebook, kreu i shtetit ukrainas prezantoi ligjin ushtarak në të gjithë vendin,, duke shtuar se kishte folur me telefon me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Ky është një pushtim krejtësisht i pabazë dhe cinik. Ne, qytetarët e Ukrainës, kemi vendosur të ardhmen tonë që nga viti 1991”, tha ai duke iu referuar vitit të rënies së Bashkimit Sovjetik.

“Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. Mos u frikësoni. Ne jemi të fortë. Jemi gati për gjithçka. Ne do t’i mposhtim të gjithë. Sepse ne jemi Ukraina.”

Advertisement

Një ditë më parë, Zelensky hodhi poshtë pretendimet e Moskës se vendi i tij përbënte një kërcënim për Rusinë dhe bëri një lutje të minutës së fundit për paqe.

“Populli i Ukrainës dhe qeveria e Ukrainës duan paqen”, tha Zelensky në një fjalim emocional të mërkurën, duke iu drejtuar në gjuhën ruse qytetarëve rusë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy