Sulmet ruse në lindje të Ukrainës/ Regjistrohen 16 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet ruse në lindje të Ukrainës/ Regjistrohen 16 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Së paku 16 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë të mërkurën nga një sulm rus me raketa në lindje të Ukrainës.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin e 6 shtatorit, duke thënë se viktimat ishin njerëz “të cilët nuk kanë bërë asgjë keq”.

 

Advertisement

Zelensky tha në Telegram se një treg, dyqane dhe një farmaci u goditën në qytetin lindor, Kostiantinivka, pranë fushëbetejës.

 

Sulmi ndodhi në ditën e vizitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, në Kiev.

 

Advertisement

“Kjo Rusi e ligë duhet të mposhtet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zelensky./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy