Të paktën pesë civilë u vranë në rajonin lindor të Donetskut këtë të mërkurë nga sulmet ruse. Dy nga viktimat raportohet se janë civilë në qytetin e Bakhmut.
Ky bilanc është pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse që nuk kanë kursyer as zonat e banuara. Mediat ndërkombëtare raportojnë se bombardimet ruse goditën një kopsht fëmijësh, shtëpi private dhe ndërtesa të larta.
Advertisement
Detajet u bënë me dija nga guvernatori i Donetskut Pavlo Kyrylenko në një postim në Telegram.
Ndërkohë nëntë persona u plagosën në rajon të mërkurën, sipas Kyrylenko.
Advertisement