Sulmet me raketa ruse shkaktojnë 20 viktima civile në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet me raketa ruse shkaktojnë 20 viktima civile në Ukrainë

Raketat ruse që goditën të enjten një qytet në Ukrainën qendrore vranë të paktën 20 persona dhe plagosën rreth 90 të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase. Presidenti ukrainas e quajti sulmin “një akt të hapur terrorizmi” kundër civilëve në zona pa asnjë vlerë ushtarake.

 

Policia kombëtare e Ukrainës tha se tre raketa goditën një godinë zyrash në Vinnytsia, e cila ndodhet 268 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, dhe dëmtuan ndërtesat e banimit aty pranë.

 

Advertisement

 

Një nëndetëse ruse në Detin e Zi lëshoi raketa të tipit Kalibr në qytet, ndërsa tre fëmijë ishin në mesin e viktimave, shkroi nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, në rrjetin social Telegram. Ushtria ruse nuk e ka konfirmuar sulmin.

 

 

Advertisement

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se sulmi kishte për qëllimobjektiva civile. Sulmi ndodhi ndërsa zyrtarë qeveritarë nga rreth 40 vende u takuan në Hagë për të diskutuar koordinimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.

 

 

“Rusia çdo ditë po shkatërron popullsinë civile, po vret fëmijë ukrainas, po drejton raketa në objekte civile. Aty ku nuk ka ushtarakë (shënjestra). Çfarë është nëse jo një akt i hapur terrorizmi?, u shpreh Zelensky në Telegram.

Advertisement

 

Vinnytsia është një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, me një popullsi prej 370,000 qytetarë. Mijëra njerëz nga Ukraina lindore, atje ku Rusia ka përqendruar ofensivën e saj, janë zhvendosur atje që nga fillimi i luftës. Raketat shkaktuan një zjarr që u përhap duke përfshirë 50 makina në një parking ngjitur, thanë zyrtarët ukrainas. Guvernatori i rajonit Vinnytsia, Serhiy Borzov, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan katër raketa të tjera mbi atë zonë.

 

 

Advertisement

Përpara se raketat të goditnin qytetin e Vinnytsia, zyra e presidentit raportoi vdekjen e pesë civilëve dhe plagosjen e tetë të tjerëve në sulmet ruse gjatë ditës së kaluar. Një person u plagos kur një raketë dëmtoi disa ndërtesa në qytetin jugor të Mykolaivit të enjten herët, thanë autoritetet ukrainase. Një sulm me raketa të mërkurën vrau të paktën pesë persona në qytet.

 

 

Forcat ruse vazhduan sulmet me artileri dhe raketa në Ukrainën lindore, kryesisht në provincën e Donjeckut, pasi morrën kontrollin e Luhanskut fqinj. Qyteti i Lysychanskut, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk, ra në duart e forcave ruse në fillim të muajit. Luhansku dhe Donjecku së bashku përbëjnë rajonin e Donbasit, një rajon kryesisht rusisht-folës i fabrikave të çelikut, minierave dhe industrive të tjera.

Advertisement

 

Ministria britanike e Mbrojtjes tha të enjten se me gjithë bombardimet e vazhdueshme në rajonin e Donbasit, forcat ruse nuk arritën përfitime të mëdha territoriale ditët e fundit.

 

“Automjetet e vjetruara, armët dhe taktikat e epokës sovjetike të përdorura nga forcat ruse nuk janë të përshtatshme për të rifituar ose ndërtuar shpejt vrullin nëse nuk përdoren në masë dërrmuese – të cilën Rusia aktualisht nuk është në gjendje ta përballojë”, tha ministria britanike./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy