Bombardimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit kanë vijuar edhe këtë të diel, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë, përfshirë edhe fëmijë.

 

Sulmet  ajrore izraelite kane shkatërruar dy ndërtesa banimi në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit, ndërsa raportohen të jenë vrarë të paktën 26 palestinezë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas zyrtarëve izraelitë, mes ndërtesave që kanë goditur ka qënë edhe ajo e udheheqësit te Hamasit, i cili që nga viti 2017 ka drejtuar krahët politik dhe ushtarak të grupit në Gaza.

 

Në Tel Aviv të Izraelit, njerëzit i janë drejtuar qëndrave shteterore për t’u strehuar pas paralajmerimit e sirenave se vendi do të goditetet nga raketa.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri Benjamin Netanyahu me anë të një postimi në Twitter, ka falenderur shtetet që e kanë mbeshtetur Izrelin ne aksionete tij për vetëmbrojtje. Mes tyre, ai ka përmendur edhe Shqipërinë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

BENJAMIN NETANYAHU

KRYEMINISTER I IZRAELIT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Operacionet e Izraelit në Gaza do të vazhdojnë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të arritur qëllimet e tij. Këtë javë ,miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini se asnjë vend nuk do ta toleronte këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë.”

 

Ndërkohë, duke folur para turmave të protestuesve, shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se shkaku kryesor i përplasjes është Jeruzalemi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ISMAIL HANIYEH

“Ata menduan qe mund të shkatërronin xhaminë al-Aqsa. Ata menduan se mund të zhvendosnin njerëzit tanë në Sheik Jarrah, Unë i them Netanyahu: mos luaj me zjarr,Titulli i kësaj beteje sot, titulli i luftës  është Jeruzalemi, Jeruzalemi, Jeruzalemi.”

 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime urgjente mbi luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Palestinezëve. Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rreth situatës për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";