Ushtria izraelite ka vijuar sulmet në shkallë të gjerë, nga ajri dhe nga toka në rripin e Gazës. Avionët luftarakë kanë goditur rreth 450 objektiva të Hamasit përfshirë qendra të komandës, pikat e vëzhgimit dhe pikat e lëshmit të raketave antitank.
Po ashtu operacionet tokësore janë zgjeruar dhe trupat izraelite në terrenin e rripit të Gazës janë shtuar gjatë natës.
Kjo, pas paralajmërimit të një nate më parë të kryeministeit izraelit Benjamin netanjahu i cili tha se lufta kundër Hamasit ka hyrë në fazën e dytë.
BENJAMN NETANJAHU
KRYEMINISTER I IZRAELIT
Advertisement
“Ne kem miratuar zgjerimin e pushtmit tokësor. Objektivi ynë është vetëm një: Të mposhtim armikun vrasë. Ne deklaruam ‘kurrë më’ dhe e përsërisim ‘Kurrë më’. Ne kemi eleminuar shumë terroristë, por megjithatë jemi vetëm në fillim. Beteja brenda rripit të Gazës do të jetë e gjatë dhe e vështirë.”
E ndërsa trupat lëvzsin në territorin e Gazës, ushtria izraelite ka lëshuar një tjetër urdhër për evakuimin e menjëhershëm te civilëve drejt jugut.
ZËDHËNËSI I USHTRISË
“Civilët duhet të lëvizin drejt jugut.Ne po zgjerojmë shkallën e operacioneve ndaj terroristëve të hamasit të cilët fshihen brenda dhe nën ndërtesat e civilëve. Pikërisht sepse e edinë që ushtria e izraelit bën dallimin mes terroristëve dhe civilëve.”
Sipas zëdhënit të ushtrisë, izraeli do të lejojë ujin ushqimin dhe ilacet për ata që zhvendosen në jug të gazës.
Gjysmëhëna e kuqe palestineze ka ngritur alarmin pasi paralajmërimi i fundit prek një nga spitalet më të mëdha të Gazës veriore, Al Quds.
Organizata thotë se ka marrë kërcënime serioze për bombardim ndërsa zëdhënësi i ushtrisë nuk pranoi ta komentojë një gjë të tillë.