Vetëm një ditë para afatit për të tërhequr të gjitha trupat ushtarake nga afganistani, pesë raketa te tjera janë hedhur drejt aeroportit të Kabulit.
Autoritetet amerikiane bën të ditur se sulmet fatmirësisht u penguan nga sistemi i mbrojtjes raketore ndërsa do të vijojnë deri në momentin e fundit me evakuimet. Asnje grup nuk ka marrë përsipër pergjegjesinë.
Një ditë më parë ushtria amerikane goditi me dron një automjet në Kabul duke parandaluar një sulmues kamikaz të grupit militant Shteti Islamik Khorasan, që kishte në shënjestër njerëzit e grumbulluar në aeroportin e Kabulit.
Zyrtarët njoftuan se nga sulmi pati edhe viktima ne radhet e civileve, por pa dhënë detaje për numrin konkret.Nderkohe mediat e huaja raportuan se 9 anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë midis tyre edhe një foshnjë 2 vjeç mbetën të vrarë .
Sulmi i së dielës është i dyti ne tre dite nga forcat amerikane që synojnë goditjen e grupit terrorist ISIS.SHBA pretendoi se ka vrare dy drejtues te larte të grupit ekstremist.
Disa ditë më parë një kamikaz shpërtheu eksplozivin në afërsi të aeroportit duke vrarë rreth 170 persona, mes tyre 13 ushtare amerikanë. Shteti Islamik Khorsan, mori përgjegjësinë për sulmin.