Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka tentuar të sulmojë gjatë natës me dron një depo nafte. Forcat ruse në Distriktin Ajror Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shën Petersburgu, zhvilluan këtë të martë një stërvitje. Qëllimi i këtij operacioni ishte identifikimi dhe përgjiimi i një objekti fluturues.
Kjo dyshohet se ka detyruar Ministrinë e Mbrojtes së Rusisë që të mbyllë hapësirën ajrore në Shën Petersburg. Në mëngjes u njoftua se hapësira ajrore mbi Shën Petersburg do të mbyllet për një rreze prej 200 kilometrash.
“Ju informojmë për futjen e një kufizimi të përkohshëm të hapësirës ajrore deri në orën 10:20 në zonën përreth aeroportit Pulkovo brenda një rrezeje prej 200 km, në të gjitha lartësitë. Ne ju kërkojmë të përdorni rrugët alternative dhe sigurohuni që të keni rezerva të mjaftueshme karburanti. Arsyet e anulimit të fluturimeve do të komunikohen më vonë”, thuhet në njoftim.
Rrëzohet droni 100 kilometra larg Moskës
Një dron është rrëzuar pranë Kolomna-s, njëqind kilometra në juglindje të Moskës. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet vendase që bëjnë me dije se objekti fluturues mund të kishte si synim dëmtimin e infrastrukturës. Megjithatë nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Në Rusi, shpërthimet gjatë natës i vunë flakën një rafinerie nafte
Shpërthime u dëgjuan mbrëmë në qytetin rus Tuapse, në rajonin e Krasnodarit, pasuar nga një zjarr në një rafineri lokale të gjigantit të naftës të kontrolluar nga qeveria ruse.
“Ka pasur një shpërthim në rafinerinë e naftës Tuapse, pastaj një i dytë, xhamat e shtëpive aty pranë u hodhën në erë, nuk dihet se çfarë digjet, por duket se janë kazanët e naftës”, shkruhej në një nga reagimet e autoriteteve vendase.
Duke pranuar shpërthimin në rafineri, autoritetet lokale bën me dije se nuk ka arsye për shqetësim nga ky sulm.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy dronë ukrainas u neutralizuan mbrëmë nga sistemet elektronike të mbrojtjes pasi kishin për qëllim infrastrukturën civile në rajonin e Krasnodarit në Detin e Zi.