
Libani ka raportuar sërish sulme ajrore izraelite në pjesë të vendit sot, ndërsa konflikti me Hezbollahun vazhdon.
Siç shkruajnë mediet e huaja, sulmet u raportuan në fshatin Tamnin al-Faëqa, në rajonin jugor Bekaa, si dhe në një fshat pranë qytetit bregdetar të Tiros më herët gjatë ditës së sotme.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha gjithashtu se qyteti Al-Khiam u godit nga shtatë sulme ajrore në më pak se 10 minuta rreth mesnatës së natës së kaluar.
Advertisement