Sulm vetëvrasës në Pakistan, vriten 9 policë dhe plagosen 16 të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm vetëvrasës në Pakistan, vriten 9 policë dhe plagosen 16 të tjerë

Një sulm vetëvrasës ka shkaktuar terror në Pakistan. Të paktën nëntë policë kanë humbur jetën dhe 16 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit. Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi tetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

 

Ky sulm është vazhdimësi i disa të tjerëve ku organizata të ndryshme sulmojnë policinë. Asnjë nga organizatat nuk ka pranuar ende autorësinë e këtij sulmi.

 

Advertisement

Zona në të cilën është kryer sulmi është Balochistani. Kjo zonë është një provincë e madhe, e varfër dhe pak e populluar e Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

 

Banorët e saj akuzojnë autoritetet se po vjedh resurset natyrore duke lënë vendin e varfër. Policia është shpesh shënjestër e sulmeve nga grupet kryengritëse lokale ose talebanët pakistanezë. Për vite me radhë ka qenë skenë e konflikteve të dhunshme ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy