Sulm vdekjeprurës natën e Bajramit në Afganistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm vdekjeprurës natën e Bajramit në Afganistan

Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit.

Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë.

Sulmi besohet se u krye nga një sulmues vetëvrasës, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang.

Advertisement

Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram.

“Terroristët sulmuan edhe një herë në natën e Bajramit dhe vranë disa njerëz tanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Arian.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij”.

Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga e premtja – dita e parë e Bajramit.

Advertisement

Ekzistojnë shpresa edhe për një armëpushim të përhershëm, por bisedimet për paqe janë shtyrë, për shkak të shkëmbimit të të burgosurve./ Rel

The post Sulm vdekjeprurës natën e Bajramit në Afganistan appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy