Sulm me armë në një shkollë në Kazan të Rusisë.
Nga të shtënat, humbën jetën 9 persona, 8 nxënës dhe 1 mësues. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se disa fëmijë janë hedhur nga dritaret e shkollës.
Advertisement
Ndërkohë, raportohet se kanë mbetur 32 të plagosur, 4 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Për këtë ngjarje, mësohet se në pranga ka përfunduar një 17-vjeçar.
Advertisement