Të paktën 21 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm në aeroportin e Adenit në Jemen. Sipas mediave lokale mes viktimave dyshohet se eshte edhe një minister.
Menjëherë pasi disa nga anetaret e qeverisë u kthyen nga nje vizite ne Arabine Saudite u pritën me shpërthime bombash e të shtëna me armë.
Advertisement
Kryeministri Maklen Abdulmalik Saeed dhe ministrat e tjerë të kabinetit u transferuan me urgjence ne nje ambjent tjeter.
Kabineti i ri u formua në një përpjekje për të tejkaluar konfliket që ekzistonin midis forcave besnike të presidentit dhe këshillit tranzitor jugor.
Advertisement