Australi – Katër persona, përfshirë një oficer policie 28-vjeçar, u plagosën pas një sulmi me armë mëngjesin e sotmën në Sydney, bëri me dije policia.

Një 58-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes u arrestua, shtoi policia në një deklaratë, duke vënë në dukje se askush nuk u vra gjatë sulmit.

Sulmuesi “ishte i armatosur me një objekt të mprehtë”, tha inspektori i policisë në një konferencë për shtyp në televizion.

Pamjet ajrore të skenës nga Australian Broadcasting Corp treguan dy makina të përplasura dhe policia kishte rrethuar zonën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Sidney, një qytet me 5 milionë banorë, janë regjistruar një sërë sulmesh me thikë këtë vit, duke bërë që qeveria e Uellsit të Ri Jugor të forcojë ligjin.

Në prill, gjashtë persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm me thikë në një qendër tregtare në lagjen Bondi të Sydneyt./vizionplus.tv