Sulm me thikë në qendër të Parisit, një i vrarë dhe dy të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me thikë në qendër të Parisit, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një sulm me thikë është regjistruar gjatë mbrëmjes të së shtunës në Paris, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë dhe të të tjerë janë plagosur. Sulmi i regjistruar në qendër të Parisit alarmoi autoritetet, ndërsa autori, 26 vjeç nga Franca, është prangosur.

 

I riu fillimisht goditi fillimisht me thikë dhe çekiç viktimën, një shtetas gjerman, i cili ndodhej së bashku me bashkëshorten. Kjo e fundit u shpëtua nga një taksist që ndërhyri për të neutralizuar agresorin.

 

Advertisement

Më pas i riu sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç.

 

Dy personat e plagosur një francez, rreth 60 vjeç dhe një turist i huaj, u dërguan për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore raportohen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy