Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, plagosen dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, plagosen dy fëmijë

Një alarm është ngritur mesditën e së mërkurës në një shkollë në Duisburg-Marxlo, në shtetin e Nordrhein-Westfalisë, pas një sulmi me thikë.

Nga sulmi u plagosën dy persona, studentë, të cilët sipas mediave lokale besohet se janë një djalë dhe një vajzë nëntë dhe dhjetë vjeç. Sulmi ndodhi kur dy fëmijët po ktheheshin nga shkolla në shtëpi.

Fëmijët e gjakosur dhe të plagosur arritën të kthehen në shkollë dhe u ndihmuan nga një mësuese e cila thirri urgjencën. Policia e armatosur e ka ndjekur të dyshuarin dhe një ambulancë ka shkuar në ndihmë të të rinjve.

I dyshuari 21-vjeçar është arrestuar menjëherë pasi ka mbërritur policia. Është e paqartë se cili ishte motivi i tij për sulmin ndaj fëmijëve. Në vendngjarje ka mbetur prezencë e fortë policore, ndërkohë që kanë nisur punën edhe ekipet e mjekësisë ligjore. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy