Tre persona u plagosën pas një sulmi me thikë në metro në qytetin francez të Lionit të dielën, thanë autoritetet.

Një i dyshuar u arrestua, konfirmoi policia.

“Mendimet tona janë me tre personat e plagosur,” tha Mohamed Chihi, nënkryetari i bashkisë përgjegjës për sigurinë, në platformën e mediave sociale X.

Faqja e lajmeve ActuLyon, duke cituar një burim policor, tha se i dyshuari ishte 27 vjeç dhe emër i njohur për policinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30. Në vendngjarje u mobilizuan policia kombëtare dhe bashkiake, agjentët e TCL dhe 23 zjarrfikës.

Autori, sipas dëshmitarëve, po sillej në mënyrë të çuditshme në metro ndërsa mbane një thikë./vizionplus.tv