Një burrë sulmoi me thikë dhe plagosi lehtë dy persona në stacionin kryesor të trenit të Shtutgartit. Sulmuesi tentoi të arratisej, por u arrestua një orë më vonë nga efektivët e policisë që ndodheshin në zonë.

Sipas gazetës BILD, i arrestuari është një gjerman 26-vjeçar dhe autoritetet nuk besojnë se sulmi ka pasur motiv terrorist.

“Aktet e dhunës na prekin të gjithëve dhe në ditët në vijim do të koordinohemi me policinë federale për të vendosur nëse kërkohet një intensifikimi i mëtejshëm i pranisë së policisë në stacione”, tha një zëdhënës i Hekurudhave Gjermane për gazetën.

Këto ditë, për shkak të mbajtjes së kampionatit europian të futbollit, është shtuar prania e policëve të armatosur rëndë, veçanërisht në vendet ku mblidhen shumë njerëz dhe në aeroporte dhe stacione hekurudhore, ndërsa në këto zona ndalohet sjellja e çdo gjëje që mund të konsiderohet. një “armë”, madje edhe gërshërë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";