Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siegen të Gjermanisë.
Sipas mediave të huaja, një grua ka plagosur me thikë pesë persona në autobus, ku si pasojë tre janë në rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e së premtes dhe sulmin e ka kryer një grua 32-vjeçare
Sipas policisë, autobusi në itinerarin rajonal R22 ishte nisur për në një festival të qytetit në Siegen, në shtetin e Rhine-Westfalen.
Në momentin e sulmit, në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, mes tyre edhe fëmijë. Siç raportojnë mediat e huaja, gruaja është gjermane dhe ka mundësi të jetë me problem mendore. /vizionplus.tv
Advertisement