Rreth 40 persona janë vrarë pas shpërthimit të një bombe afër një shkolle në Kabul.
Sipas zyrtarëve të qeverisë afgane, shumica e personave që kanë humbur jetën janë nxënës.
Advertisement
Ndërkohë, raportohet se të plagosur nga sulmi kanë mbetur më shumë se 50 persona.
“Sulmi i tmerrshëm në zonën Dasht-i Barchi në Kabul është një akt i neveritshëm terrorizmi”, tha misioni i BE në Afganistan.
Advertisement
“Shënjestrimi i një shkolle për vajza, e bën këtë një sulm ndaj të ardhmes së Afganistanit.”