Një 18- vjeçar vret me armë 10 persona në një supermarket në New York.
I riu i veshur me rroba ushtarake u fut në një dyqan ushqimor dhe hapi zjarr me një pushkë, duke vrarë dhjetë persona me ngjyrë dhe duke plagosur tre të tjerë. Të gjithë dinamikën autori e regjistroi në një platformë sociale.
Ngjarja është cilësuar nga autoritetet amerikane si “ekstremizëm të dhunshëm me motive racore”. Autori qëlloi katër persona jashtë dyqanit, ndërsa brenda gjeti rezistencë nga roja i sigurisë, i cili hapi zjarr me armë drejt agresorit. Plumbat e kapën të riun, por ai kishte të veshur antiplumb.
Pas kreu masakrën, 18- vjeçari u vetëdorëzua polici. Në lidhje më këtë ngjarje reagoi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Çdo akt i terrorizmit të brendshëm, përfshirë edhe akte të kryera në emër të një ideologjie, është në kundërshtim me gjithçka që ne qëndrojmë në Amerikë”, – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.