Dy shtetas shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç, janë arrestuar nga policia në Matera, Itali, pas një sulmi me armë zjarri. Një person mbeti i plagosur pas sulmit, bëjnë me dije mediet italiane.
30- vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa personi tjetër rezulton se ishte arratisur nga burgu i Modenës.
Sipas mediave italiane dy të rinjtë shqiptarë ishin përfshirë në një sulm të dhunshëm ndaj një personi të tretë në qendër të Materas, pamjet e të cilës u publikuan në rrjetet sociale dhe u bënë virale.
Në video u zbulua sulmi që dy shqiparët i bënë në mënyrë brutale personit tjetër, i cili nuk është identifikuar.
Policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve, duke përdorur si provë parësore videot. Gjatë hetimeve, rezultoi se 30-vjeçari kishte një rol të rëndësishëm në sulm, gjë që bëri që efektivët të intensifikonin kontrollet për profilin dhe aktivitetin e tij.
AUTORËT
Pas identifikimit të 30- vjeçarit nëpërmjet analizës së pamjeve video, hetuesit vendosën të kryejnë kontroll në shtëpinë e tij. Ky operacion çoi në zbulimin e provave konkrete në lidhje me armëmbajtjen pa leje. Efektivët përdorën teknologji moderne dhe metoda hetimore për të zbuluar identitetin e personave të tjerë të përfshirë. .
27 -vjeçari , i cili u kap më pas, fillimisht u ka dhënë autoriteteve detaje të rreme, duke e komplikuar arrestimin e tij. Vetëm pas një hetimi më të thelluar, rezultoi se i riu ishte arratisur nga burgu i Modenas më 2 maj. Ai ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për vjedhje dhe grabitje./vizionplus.tv