Sulm me armë në disa qendra masazhi në SHBA, tetë të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm me armë në disa qendra masazhi në SHBA, tetë të vdekur

Nga të shtënat me armë zjarri në tre qendra masazhi në Atalanta kanë humbur jetën tetë persona, shumica prej të cilave ishin gra me prejardhje aziatike.

Sherifi i qarkut Cherokee, Jay Baker u shpreh se ende nuk është zbuluar shkaku, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Konsullata e Koresë Jugore në Atlanta ka thënë se katër viktima kanë prejardhje koreane.

Deri më tani, policia ka arrestuar një të dyshuar. Bëhet fjalë për 21-vjeçari Robert Long, i cili ndodhet në paraburgim.

Advertisement

Autoritetet amerikanë kanë publikuar disa fotografi nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave kërkon ndihmën e njerëzve për identifikimin e të dyshuarve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy