Një person i armatosur ka hapur zjarr këtë të dielë në një qendër tregtare në kryeqytetin e danimarkës duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Policia daneze njoftoi se kishte arrestuar një 22-vjeçar, shtetas danez dhe se nuk e përjashtonte mundësinë se mund të bëhej fjalë edhe për një akt terrorizmi.
Advertisement
Ndërkohë autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të mëtejshme mbi numrin e eprsonave të vrarë dhe të plagosur.